Java e surprizave në Serie A/ Empoli “kris” Napolin, Sassuolo përmbys Lazion

0

Hap fals i Napolit në javën e 17-të të Serie A. Në stadiumin “Maradona” skuadra drejtuar nga Luciano Spalleti mundet nga Empoli me shifrat 1-0, duke humbur mundësinë për të parakaluar Milanin në renditje dhe në këtë mënyrë rrëshqet në vendin e katërt.

Sfida u vendos nga një gol krejtësisht i rastësishëm i Cutrones nga goditja e këndit italiani u ndihmua dhe nga fati pasi Anguissa devijoi topin në rrjetë duke e çuar rezultatin në 1-0. Bajrami dhe Ismajli e nisën takimin nga minuta e parë, ndërsa mesfushori i Kombëtares u zëvendësua në minutën e 64′.

Në ndeshjen tjetër, Sassuolo ka mposhtur në shtëpi Lazion me rezultatin 2-1. Ekipi i Sarrit kaloi i pari në avantazh me anë të Zaccagni që në minutën e gjashtë, por goli i tij nuk mjaftoi për Lazion.

Fillimisht Berardi dhe më pas Giacomo Raspadori përmbysën gjithçka duke i dhënë goditjen finale Lazios dhe tre pikët Sassuolos. Kështu Lazio zbret në vendin e nëntë me 25 pikë, ndërsa Sassuolo ngjitet në vendin e 12-të me 23 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu