“Sëmundjen” e Barcelonës nuk e shëron as Xavi, Osasuna i bën “gjëmën”

0

Barcelona vazhdon të vuajë sa i përket rezultateve. Pas dy humbjeve rradhazi me Betis dhe Bayern Munich këtë javë skuadra katalanase ndalet në një barazim 2-2 ndaj Osasunas. Nico në minutën e 12′ do të shënonte për Barçën, ndërsa barazimi erdhi pas dy minutash nga Garcia.

Sapo nisi pjesa e dytë, me Abdessamad Ezzalzouli që goditi më të parën, duke e dërguar topin në rrjetën e portës së Osasunës.Barcelona arriti ta manaxhonte lojën për më shumë se gjysmë ore lojë, por në të 86-tën Avila, i ndihuar nga devijimi i lehtë i Umtiti shënoi golin e barazimit 2-2, që do të ishte rezultati përfundimtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu