Jeff Bezos drejt altarit këtë verë në Venecia, jahti i tij luksoz ndalon të furnizohet në Portin e Durrësit

0

DURRËS- “Abeona”, jahti luksoz i miliarderit, CEO-s së Amazon, Jeff Bezos, me një ekuipazh prej 26 marinarësh, është ankoruar sot për furnizim në portin e Durrësit. Jahti me emrin e perëndeshës romake Abeona, mbrojtëse e udhëtarëve dhe fëmijëve në udhëtime të gjata, është ankoruar në port dhe pritet të marrë 95 mijë litra karburant dhe furnizime të tjera.

I lançuar në vitin 2023 nga kompania prestigjioze holandeze Damen Yachting, “Abeona” përfaqëson standardet më të larta të ndërtimit detar, me një superstrukturë alumini prej 76 metrash të gjatë dhe gjerësi 12 metra, ky jaht është projektuar për lundrime të gjata e të sigurta.

Jahti lundron nën flamurin e Ishujve Kajman dhe ka mbërritur në Durrës mëngjesin e së premtes nga porti francez i La Ciotat, duke u ankoruar në kalatën nr. 5.