Jeff Bezos ka marrë një vendim të rëndësishëm ditën e sotme. Ai ka hequr dorë nga Amazon duke ja lënë vendin si shef ekzekutiv, Andy Jassy.
Plot dy dekada Bezos ka drejtuar me rigorozitet kompaninë e suksesshme, por kësaj gjëje i ka ardhur fundi, shkruan InfoWebTv.
Pavarësisht se themeulesi i kompanisë është tërhequr nga postet pubilke, Bezos vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm duke qenë aksioneri më i madh individual i kompanisë, mentor për CEO-t e ardhshëm dhe kryetar i bordit.
Në muajin shkurt Jeff Bezos shkroi një letër drejtuar stafit të Amazon ku tregonte arsyen e marrjes së këtij vendimi.
Miliarderi bëri me dije se një lëvizje e tillë nuk nënkupton kurrsesi se ai po del në pension, por veçse dëshiron të përqëndrohet te pasionet personale, që përfshijnë hapësirën dhe problematikat e ndryshimeve klimatike
infowebtv.com