‘Jeni një m*t, hani m*tin tuaj’, Mark Marku sherr në emision me ‘krahun’ e Berishës

0

Debat i ashpër në emision, mes profesorit Mark Marku, Çlirim Gjatës dhe deputetit demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po diskutohej për situatën në PD pas dorëheqjes së Luzlim Bashës.

Marku i është kthyer Gjatës duke i thënë se s’ka as “përgjegjësinë e fjalës”, sepse është kthyer kundër Bashës, pasi nuk e bëri deputet.

“Kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj’, i ka thënë Marku Gjatës, ndërsa ky i fundit i është kthyer duke e kritikuar për fjalorin.

Replikat e ashpra, Marku s’i ka ndalur as me deputetin Bylykbashi, duke i thënë se s’ka të drejtë ta quajë Bashën “humbës” pasi ai vetë ka 30 vite që humbet në zgjedhje.

Debati në emisionin:

Çlirim Gjata: Ti s’ke as përgjegjësin e fjalës

Mark Marku: Është e pandershme

Marku: Mos të flasim për nder se e di unë si flas

Gjata: Kjo që po bën është e pandershme

Marku: I pandershëm je ti, je bërë kundërshtar me Lulzim Bashën se s’ju bëri deputet

Gjata: Kë mua?

Marku: Jo e imja që ju thashë, kështu si jeni, jeni një mut, dhe hajt mirupafshim, hani mutin tuaj

Gjata: Të të vijë turp, je intelektual ti. Je banal, të të vijë turp

Oerd Bylykbashi: Me ato terma bëj kujdes

Mark Marku: Po ik o tashi, do më mësoni etikën

Bylykbashi: Mark e teprove

Marku: Do të të flas edhe më keq po më ndërhyre, ti ke 30 vjet që humb dhe i thua atij humbës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu