Jep dorëheqjen drejtoresha e ASHK Durrës Xheni Agolli, ja kush e zvendëson

0

Drejtoresha e ASHK në Durrës, Xheni Agolli ka dhënë dorëheqjen.

Agolli e ka marrë këtë detyrë vetëm pak muaj më parë, konkretisht më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ajo qëndroi vetëm pak kohë në këtë post.

Akoma nuk janë bërë publike arsyet e këtij vendimi.

ASHK në Durrës është institucioni me ndryshimin më të shpeshtë të drejtuesve në këto vitet e fundit. Agolli sapo është konfirmuar se është zëvendësuar nga Ilir Gjinali, punonjës i vjetër i këtij institucioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu