Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm Ekskluzive / doreheqja e shkruar nga vetë ai për arsye familjare

0

Burime kofidenciale zbulojnë se është larguar drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nano largohet nga detyra në kulmin e një vale ngjarjesh të rënda kriminale që kanë ndodhur përgjatë kësaj vere në Shqipëri.

Gledis Nano është larguar nga detyra. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i emëruar me bujë vjeshtën e vitit të shkuar është ka dhënë dorëheqjen nga detyra në kulmin e zhvillimeve kriminale në Shqipëri. Pa mbushur një vit, Nano është larguar ndërsa ngjarja më e rëndë, ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt nuk është zbardhur. Ngjarjet kriminale dhe situata ku ndodhet Policia e Shtetit janë arsyet kryesore të largimit të Nanos ndërsa siç bëjnë me dije burime koefidenciale, gati është edhe zëvendësuesi i tij.

Nano i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarizimi i largimit nga detyra do të bëhet pasnesër (ditë e mërkurë) në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ku do të jepet edhe emri i drejtorit të ri.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore. Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu