Jetë përrallore/ Drejtorit të policisë i gjendet vila e madje edhe tualeti i mbuluar me ar (Video)

0

 

Dy ditë më parë autoritet në Rusi kanë shkatërruar një grup kriminal të kryesuar nga shefi i departamentit rajonal të Policisë së Trafikut, Aleksei Safonov.

Hetimet kishin nisur nga dyshimet e lindura për korrupsion në radhët e zyrtarëve të lartë. Përveç kreut të UGIBDD, gjashtë persona të tjerë janë të përfshirë në çështjen penale. Gjatë operacionit u sekuestruan shuma të mëdha parash, makina të shtrenjta dhe sende të tjera luksoze.

E pazakonta në këtë operacion është ajo që gjeti policia në shtëpinë e Safonov. Në banesën e tij, tualetet ishin kompletuar me mobilie të arta. Por ai hodhi poshtë akuzat se paratë ishin grumbulluar aktiviteti kriminal duke thënë se ato i përkisnin gruas së tij.

Deputeti Alexander Khinshtein the se pret që lufta kundër korrupsionit në radhët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të vijojë, si në shkallë kombëtare ashtu edhe në shkallën e Territorit të Stavropolit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu