Jetoi 40-vjet në xhungël/ Ndërron jetë “Tarzani” i jetës reale

0

“Tarzan i jetës reale”, i cili u rrit në xhungël dhe kaloi jetën atje është ndarë nga jeta.

Mediat e huaja bëjën me dije se Ho Van Lang, 52 vjeç, ka ndërruar jetë pas një lufte të gjatë me kancerin në mëlçi, betejë të cilën nuk arriti ta fitonte.

Ho Van Lang jetoi në xhungël me babain e tij  për 40 vite. Ata ishin larguar nga Amerika në kohën kur ishin bombardimet me Vietnamin. Babai i 52-vjeçarit kishte treguar se kishte ikur nga amerika pas bombardimeve, ku humbi jetën gruaja e tij dhe dy fëmijët e tjerë.

Ata nuk patën kontakt me asnjë qenie njerëzore tjetër ose botën moderne për katër dekada, shkruan “the sun”.

Miqtë e 52-vjeçarit shprehen se jeta “moderne” ndikoi në jetën e tij. Ho Van Lang 8 vitet e fundit i kaloi në botën “moderne”.

Eksploruesi Alvaro Cerezo tha: “Unë jam shumë i trishtuar ta shoh atë të largohet, por për mua, vdekja e tij është gjithashtu një çlirim sepse e di që ai vuante muajt e fundit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu