Jetonte në gjendje të mjerueshme, gjendet e vdekur gruaja në lagjen ‘Kala’ në Elbasan (EMRI)

0

ELBASAN- Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan. Mësohet se 60- vjeçarja jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen “Kala”.

Shtëpia ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte.

Policia ndodhet në vendngjarje pasi është telefonuar nga mbesa e të ndjerës. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu