“Jo luftës”, shkon në 1700 numri i rusëve të arrestuar që kundërshtojnë luftën

0

Më shumë se 1700 qytetarë janë arrestuar pas protestave kundër luftës në dhjetëra qytete në Rusi. CNN shkruan se më shumë se 900 u arrestuan në Moskë dhe mbi 400 në Shën Petersburg.

“Jo luftës,”- shkruhej në portën e përparme të parlamentit rus.

“Jam në shok. Të afërmit dhe të dashurit e mi jetojnë në Ukrainë,”- tha Anastasia Nestulya, 23 vjeçe.

“Çfarë mund tu them atyre përmes telefonit?”- vijon një tjetër.

Mijëra njerëz u mblodhën sot në sheshin Pushkin në qendër të Moskës dhe protestuan kundër luftës që Rusia po bën në Ukrainë.