Joan Laporta u vë “frerë” fjalëve: Koeman qëndron, e vlerësoj për diçka

0

Joan Laporta ka thyer heshtjen. Presidenti i Barcelonës ka qenë i qartë dhe bën me dije se trajneri Ronald Koeman nuk do të largohet nga drejtimi i Barcelonës.

Ai garanton se pavarësisht se si del ndeshja sot kundër Atletico Madrid (Koeman nuk do të jetë në pankinë pasi është i ndëshkuar me karton të kuq) holandezi nuk do të shkarkohet.

Laporta vlerëson diçka te Koeman dhe e thotë hapur: “Koeman do të qëndrojë. Ai do të vazhdojë të jetë trajner pavarësisht rezultatit të ndeshjes sonte.

Ai meriton besim, ai është një nga legjendat e Barcelonës. E vlerësoj se si ka pranuar ta drejtojë ekipin në këto momente të vështira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu