“Babai i salsa-s” vdes në moshën 86-vjeçare

0

Johnny Pacheco, një muzikant me origjinë dominikane që konsiderohej një nga baballarët e salsës, vdiq në moshën 85 vjeçare në Neë Jersey. Lajmin për ndarjen nga jeta u konfirmua nga familja e tij. Muzikant, kompozitor dhe producent, Pacheco themeloi Fania Records dhe bandën historike Fania All Stars, e cila përfshinte ikona si Celia Cruz, Hector Lavoe dhe Willie Colon.

I quajtur “Babai i Salsa-s”, Pacheco kompozoi më shumë se 150 këngë, shumë prej të cilave u bënë klasike – të tilla si “La Dicha Mía”, “Quítate Tu Pa’Ponerme Yo”, “Acuyuye” dhe “El Rey De La Puntualidad”. Në vitin 1960, muzikanti organizoi orkestrën e tij të parë, legjendën “Pacheco y Su Charanga”, dhe albumi i parë shiti më shumë se 100,000 kopje në më pak se një vit.

Ndërsa ndërtonte një karrierë të suksesshme muzikore, Pacheco prodhoi njëkohësisht disa filma që kanë ndihmuar në popullarizimin e muzikës salsa, përfshirë filmin e vitit 1992 “Los Reyes del Mambo” (“The Mambo Kings”), me aktorin spanjoll Antonio Banderas. Pacheco numëron nëntë nominime për Çmimet Grammy, 10 rekorde ari dhe çmime të tjera të panumërta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu