Johnson kërkoi falje për skandalin, opozita nuk e pranon: Dorëhiqu menjëherë

0

– Kryeministri britanik Boris Johnson po përballet me thirrje të forta nga konservatorët për t’u dorëhequr si kryeministër pasi pranoi se kishte marrë pjesë në një festë me pije gjatë karantinës që u urdhërua në gjithë vendin.

Sipas BBC, kryeministri kërkoi falje për mënyrën se si e kishte trajtuar ngjarjen në kopshtin e Doëning Street në vitin 2020 dhe tha se e kuptonte “tërbimin” e publikut për të. Ai tha megjithatë se nuk e kishte kutuar që ftesa ishte e tillë dhe e kishte kuptuar si një mbledhje stafi të zakonshme. Anëtarët e kabinetit, përfshirë zëvendëskryeministrin Dominic Raab, dolën në krah të Johnson.

Por, udhëheqësi i Tory-t skocez, Douglas Ross dhe William Wragg i kanë bërë thirrje atij të largohet. Ross, një nga deputetët tha se kishte humbur besimin tek Johnson pas kërkimit të faljes së kryeministrit ndaj deputetëve ditën e sotme. Ai tha se do t’i shkruante Komitetit të vitit 1922, i cili organizon konkurset e lidershipit konservator, për të regjistruar mungesën e besimit te kryeministri.

“Ai është kryeministri, është qeveria e tij që vendosi këto rregulla dhe ai duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij,” tha ai.

Nëse 54 deputetë konservatorë i dërgojnë letra komitetit të vitit 1922, kjo do të shkaktojë një sfidë lidershipi. Ministrat u kanë kërkuar deputetëve të presin rezultatin e një hetimi për shkeljen e supozuar të rregullit Covid në festat e Doëning Street nga nëpunësja e lartë civile Sue Grey, e cila sipas tyre do të publikohet së shpejti. Por një tjetër mbështetës, William Wragg, tha se pozicioni i kryeministrit ishte “i paqëndrueshëm”.

“Unë nuk mendoj se duhet t’i lihet gjetjeve të një nëpunësi civil për të përcaktuar të ardhmen e kryeministrit dhe në të vërtetë kush e qeveris këtë vend,” tha ai.

Udhëheqësi i laburistëve Sir Keir Starmer tha se mbrojtja e kryeministrit ishte aq qesharake sa në fakt është ofenduese për publikun britanik dhe ai i bëri thirrje Johnson të bëjë gjënë e denjë dhe të japë dorëheqjen. Udhëheqësi i SNP-së në ëestminster, Ian Blackford u bëri thirrje deputetëve konservatorë që të detyronin kryeministrin të largohej dhe udhëheqësi i Liberal Demokratëve Sir Ed Davey tha se ai duhej të largohej. Sir Ed i ka shkruar Policisë Metropolitane për t’i kërkuar që të hetojnë pjesëmarrjen e Johnson në festën e 20 majit.

Deklarata e kryeministrit u prit me një reagim të përzier nga deputetët konservatorë, me disa që thanë se ai ishte vërtet i penduar e të tjerët që nuk e besonin aspak. Kancelari Rishi Sunak, i cili ka vizituar një firmë farmaceutike në ëest Country, nuk ka qenë i disponueshëm për intervistë. Por të mërkurën në mbrëmje, ai shkroi në Tëitter se Johnson kishte të drejtë të kërkonte falje dhe ai mbështeti thirrjen e kryeministrit për durim ndërsa Grey përfundonte hetimin e saj.

Zemërimi publik vazhdon pas rrjedhjes së një emaili nga sekretari kryesor privat i Boris Johnson, Martin Reynolds, ku ftonte 100 veta staf të Doëning Street në një festë ku mund të ”sillni alkoolin tuaj” në kopshtin prapa “Nr 10” gjatë karantinës së parë të Anglisë më 20 maj 2020. Scotland Yard ka thënë se është në kontakt me Zyrën e Kabinetit për akuzat e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu