Johnson përballet me fotot nga festa e shfrenuar, përgjigjia ironike: E kemi zakon dollinë! S’e dija që gjatë pandemisë s’na lejohej pija

0

Boris Johnson vijon të këmbëngulë se nuk ka shkelur asnjë rregull në festat e shfrenuara që u zhvilluan gjatë pandemisë, të cilat ai i konsideron takime pune. Johnson u përball me fotot nga tavolina e shtruar dhe u pyet nga deputetët nëse shishet me verë ishin vërtetë të nevojshme në një takim pune.

Johnson tha me humor se nuk e dinte që të premteve, njerëzve nuk u lejohej që të pinon alkool gjatë pandemisë.

“Ishte gjithçka sipas rregullave. Kam frikë se nuk e dija që gjatë pandemisë, njerëzve nuk u lejohej të pinin të premteve. Nuk ishte vetëm falenderim për stafin që në atë kohë po largohej, por edhe për motivimin e atyre që do të vijonin të punonin me thua. Ne e kemi zakon dollinë, unë nuk shoh ndonjë shenjë dehjeje,”- thotë Johnson.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu