Rrihet brutalisht reperi i famshëm 6ix9ine, dalin pamjet e dhunës në banjon e palestrës (VIDEO)

0

Reperi i njohur Tekashi 6ix9ine është rrahur brutalisht nga një grup burrash brenda një banjoje në një palestër në Florida, SHBA.

Mbrëmjen e kaluar 26-vjeçari amerikan u dërgua me urgjencë në spital pasi u sulmua në palestër. Në rrjetet sociale janë publikuar disa pamje që tregojnë se si disa burra godasin 6ix9ine ndërsa ai shtrihet në dyshemenë e banjës, duke u përpjekur të mbrojë kokën nga goditjet. Në pamje mund të shihet se si burrat e godasin në kokë dhe bark reperin e njohur.

Reperi emri i të cilit është Daniel Hernandez, doli nga tualeti me një fytyrë të gjakosur pasi kameramani i thotë se është një fans. Avokati i 6ix9ine tha për mediat se reperi ishte brenda tualetit kur u sulmua rastësisht nga disa burra. Ai në atë kohë nuk kishte roje sigurie me vete. Menjëherë u lajmërua policia dhe reperi u dërgua në spital me ambulancë. 6ix9ine pësoi lëndime të shumta në nofullë, brinjë dhe shpinë.

Kjo është hera e dytë që reperi sulmohet në më pak se një javë. Ai u largua nga një stadium bejsbolli në Miami të premten pasi shkaktoi zhurmë dhe shqetësoi tifozët e tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu