Johnson telefonon sërish Zelensyy-n: Veprimet barbare të Putin po testojnë njerëzimin

0

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson foli me presidentin ukrainas Zelenskyy këtë pasdite që shënon dhe ditën e 18 të luftës së nisur në Ukrainë. BBC shkruan se një zëdhënës i kryeministrit tha se Johnson përgëzoi presidentin Zelenskyy dhe popullin ukrainas për qëndrueshmërinë e tyre përballë rusëve.

“Kryeministri tha se veprimet barbare të Putinit po testonin jo vetëm Ukrainën, por të gjithë njerëzimin. Udhëheqësit dënuan vrasjet e Brent Reynaud dhe ukrainasve të panumërt të pafajshëm, si dhe rrëmbimin e kryebashkiakëve të Dniprorudne dhe Melitopol,”- u shpreh ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu