‘Lamtumirë’, Rusia kërcënon të lërë austronautin në hapësirë? Shakaja që përhapi terror

0

Mark Vande Hei, një 55-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve nga Teksasi ka të planifikuar të kthehet në Kazakistan me dy kozmonautë rusë në një anije kozmike ruse Soyuz më 30 mars, pasi ai ka kaluar gati një vit në bord. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se si kundërpërgjigje e Rusisë ndaj sanksioneve të SHBA-ve, mund të lënë astronautin në hapësirë.

Sipas artikujve, kreu i agjencisë ruse të hapësirës Dmitry Rogozin ka kërcënuar duke postuar edhe një video në rrjetet sociale me mbishkrimin ‘lamtumirë’ krah fotos së austronautit.

Por e gjitha ka qenë një shaka. Space.com dhe Ria Novosti shkruajnë se gjithçka ka qenë një postim me humor dhe se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga projekti ISS. Dhe vetë Nasa ka shtuar se partneriteti vijon.

Por, shqetësime tek familjarët ka sjellë. Nëna e austronatit është shprehur se ka qarë shumë kur e ka lexuar atë gjë dhe kishte nisur të lutej.

“Ne po lutemi, lutemi, është një kërcënim i tmerrshëm. Kur e dëgjova për herë të parë, qava shumë,”- tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu