Jorgo Goro mohon dorëheqjen: S’kam dhënë dorëheqjen si kryetar i Bashkisë Himarë

0

Në krye të Bashkisë së Himarës me urdhër të kryeministrit Edi Rama, edhe pse humbës në zgjedhjet e 14 majit, Jorgo Goro ka reaguar për mediat duke thënë se ai nuk ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Në një intervistë , Goro ka shuar aludimet se kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të bashkisë, të cilin ende e mban, pasi Fredi Beleri, fituesi i zgjedhjeve lokale, mbetet në qeli me urdhër të Edi Ramës, nën akuzën për blerje votash.

Beleri fitoi zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Himarës, por vetëm 2 ditë para procesit zgjedhor ai u prangos në lokalin e tij, pas akuzave publike të kryeministrit Edi Rama gjatë një emisioni televiziv.

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu