Josep Borrell mbërrin sot në Tiranë, takim dhe konferencë me kryeministrin Rama

0

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell do të mbërrijë sot në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Viizta e tij është në kuadër të një turi ballkanik që përfshin po ashtu edhe Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinën, dhe që përkon me një moment delikat, siç është konflikti në Ukrainë.

Përfaqësuesi i Lartë do të takohet me Kryeministrin Edi Rama paraditen e kësaj të marte, dhe rreth orës 11 ata pritet që të kenë dhe një konferencë për mediat.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu