“Ju kërkoj falje atyre që i kam zhgënjyer”, këngëtari i famshëm infektohet me Covid-19

0

Ed Sheeran është infektuar me Covid-19 dhe si pasojë është izoluar

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, duke bërë të ditur se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave.

Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, ka deklaruar: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.

Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë.

Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu