‘Ju s’jeni socialistë, por specialistë mashtrimi’! Dashnor Sula për taksimin e profesioneve të lira: Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri

0

Ditën e sotme deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend, ka folur në lidhje me taksimin e profesioneve të lira, ku është shprehur se kryeministri Edi Rama, nuk e ka mbajtur fjalën për disa premtime elektorale.

Ai tha se njëjtë siç nuk mbajti fjalën për legalizimet dhe shëndetësinë falas, Rama nuk mbajti fjalë as për taksim zero ndaj profesioneve të lira deri në 2029.

“Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi

Rama premtoi se legalizimet do ishin falas, shendetësia fala, biznesi i vogël dhe profesione t e lira deri në 2029 do taksoheshin zero. A ka garanci juridike në këtë vend?

Duhet ti përmbaheni premtimeve sepse ka planifikim ekonomik.

Ju nuk jeni socialiste për specialistë mashtrimi.

Ju lumtë ju ka ecur kali në urë.

Kurrë mos u ngopshi me pushtet e pasuri”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu