IZRAEL- Juventusi humbet 2-0 ndaj Maccabi Haifa-s dhe pëson humbjen e tretë në Grupin H të Champions League dhe me këtë disfatë mund t’i thotë lamtumirë kualifikimit për në raundin tjetër. Mbrëmje makthi për djemtë e Allegrit, të cilët pasi pësuan golin në minutën e 7′ me Atzilin, humbin edhe Di Marian për shkak dëmtimi.
Në minutën e 42′ do të ishte sërish Atzili që do të shënonte golin e dytë. Në fraksionin tjetër, Juventus u mundua të reagonte, por izraelitët e ruajtën me fantaziëm avantazhin. Copenaghen bën surprizën e madhe në grupin G. Skuadra daneze bllokon në një 0-0 Manchester City-n.