“Ka folur e mamin…”/ I ati konsumoi fostoksinë para SPAK, flet djali i 63-vjeçarit: Çështjen do e ndjek deri në Strasburg!

0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para ambientet e SPAK në Tiranë, ku Pal Trashaj, një burrë 63-vjeçar, mori jetën e tij pasi konsumoi fotoksinë. Trashaj ishte shkuar atje për të kërkuar drejtësi për humbjen e pasurisë së tij nga përmbaruesit e kompanive të mikrokredive. Djali i tij, Gledis Trashaj, ka reaguar për herë të parë për media, duke treguar se babai i tij kishte marrë vendimin e tij tragjik para se të ndodhte ngjarja.

“Ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë”, u shpreh ai.

Djali më tej shtoi se do të vazhdojë të ndjek çështjen në Shqipëri e deri në Strasburg. Ai theksoi se disa vite më parë një shoqëri përmbaruese i kishte bllokuar dhe minimunim jetik. Ndërsa tha se jetonte me një rrogë të dytë.

“Tek ajo banesë jetojmë, nuk është e sekuestruar e kam parë në hipotekë. Ai po kërkonte drejtësi. Hera e parë që kemi folur, kemi fol kur ishte atje ku unë jetoj. Nuk ka folur me njëri, ka folur e mamin, i ka thënë kam bërë një gjë, kam marrë fostoksinë. Do marrim një avokat do e ndjekim çështjen.

Të humbësh prindërit, është nuk e di, jemi të shokuar. Në 2014, shoqëria në fjalë më ka bllokuar mua minimumin jetik, e gjithë paga bllokohej, të gjithë familjes. Nuk merrja rrogën. Jetoja me një rrogë të dytë. Është fol këto ditë jo për probleme të rënda psikologjike, por në atë moment që ka marrë këtë akt ka qenë gjendja e rëndë emocionale.

Dhe unë jam shumë pak i informuar, mori një të dhënë, doli jashtë dhe piu helm. Si ndodhi? Tek SPAK ka vajtur me vendime gjykate. Më duket në prill ka marrë një letër nga SPAK dhe i kanë thënë që nuk qëndron.

Me këto mikrokredi dhe shoqëri përmbarimore po i shkatërrojnë, dhe të venë sekuestro të plotë mbi makinën, pronën, pagën. Do vazhdoj gjatë me këtë histori dhe procedurën ligjore, këtu në vend, në vendin ku jetoj e deri në Strasburg,” u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu