Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti shprehu zhgënjim për nivelin e ulët të debatit në seancën e sotme plenare, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2022. Deputeti demokrat e quajti të pavend mungesën e kryeministrit Edi Rama dhe liderit të PD-së Lulzim Basha në Kuvend.
“Në këtë Kuvend nuk ka fjalime politike, por teatër. Buxheti është më i rëndësishëm dhe kryeministri nuk është në sallë, por duhet të ishte edhe kryetari i opozitës. Qeveria është gjysmake. Koha zgjatet ndërmjet dy figurave të rëndësishme që është e gjitha teatër, kush është figura më e mirë dhe kush bën teatër. Shoqëria shqiptare ka pasur një popull të varfër, por sot ka një elitë shumë më të pasur, që sfidon atë të botës. E pasur pa ditur gjë, pa bërë fjalime politike. Kemi injorancë në Parlament, mos e merrni për arrogancë, prandaj politika shqiptare është lincim”, deklaroi Tomor Alizoti në parlament.