Ka luajtur rolin e “Mimoza llasticës”, sot aktorja e njohur është gruaja e prokurorit zvicerian

0

Zhaklina Dhimojani erdhi në Zvicër si përkthyese, ku u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm. Në atdheun e saj ajo dikur luajti në një film të famshëm për fëmijë, tani ajo është e përfshirë në politikën lokale, shkruajnë mediat zviceriane.

Një politikan i lartë shqiptar ka mbetur i mahnitur kur ka parë foton e çiftit në llogarinë zyrtare në Twitter të parlamentit zviceran. Tweet-i u postua më 29 shtator; Prokurori Federal Stefan Blättler, i cili ishte zgjedhur së fundmi me një rezultat brilant, u ndihmua nga bashkëshortja e tij Zhaklina Dhimojani. “Sigurisht që e njoh”, thotë politikani, “Ne jemi rritur në të njëjtën lagje në Tiranë dhe kemi shkuar në të njëjtën shkollë. Kushdo që është rritur në Shqipërinë komuniste kujton emrin e saj, shpjegon një gazetare e njohur në kryeqytetin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu