Këngëtarja Fjolla Morina ka shpërthyer në një rrëfim emocional, duke ndarë përvojat e saj të hidhura dhe pasojat psikologjike që ka përjetuar pas marrëdhënies me ish-bashkëshortin e saj, Fisnik Syla.
Fjolla në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se ka qenë në terapi për një periudhë të gjatë. Por jo vetëm kaq, pasi ka rrëfyer se ka kaluar edhe një fazë të rëndë depresioni, që ka pasur pasoja të dukshme në shëndetin e saj fizik.
Morina është shprehur se ka arritur deri në një humbje drastike peshe prej 40 kilogramësh.
Fjolla ka folur pa doreza për periudhën më të vështirë të jetës së saj, duke u shprehur se mund të kishte ndodhur edhe vetëvrasje. Ajo thekson se përjetimet e saj nuk kanë qenë vetëm materiale, por kanë përfshirë edhe anën shpirtërore, psikologjike dhe fizike.
Fjolla shprehu se çdo gjë që ka kaluar ka qenë një goditje e rëndë për të dhe për karrierën e saj.
Në lidhje me arrestimin e saj, Fjolla e shpjegon atë si një nga shkaqet kryesore të gjendjes së saj të keqe emocionale. Ajo ka deklaruar se presioni, mbyllja dhe shantazhet nga personi në fjalë, si dhe energjia negative që ai ka shpërndarë, e kanë përkeqësuar më tej situatën.
Njerëzit mund të kenë përjetuar aspektin material, por unë kam përjetuar çdo gjë tjetër – shpirtërisht, psikologjikisht dhe fizikisht. Nuk mund ta quaj atë një krijesë, sepse ai ka bërë gjëra të pamëshirshme.