Ka pakënaqësi! Felaj: Komisioni nuk ishte në performancën e plotë, na akuzuat

0

Felaj: Do të kemi raport për të gjitha ato që u panë dhe konstatuan. Ky komision për fat të keq nuk ishte në performancën e plotë, se nuk e ndau hetimin parlamentar në atë penal. Duhet mbrojtur ky parim që me ekzistencën e vet siguron edhe demokracinë. Kjo nuk është zhvilluar në asnjë mbledhje. Janë përsëritur akuza, unë që nga dita e parë në këtë komision i kemi konsideruar si akuza që ta bëjmë sa më të madhe gënjeshtrën. Po sot impiantet ekzistojnë edhe pse , trajtimi i mbetjeve nuk është recetë gatimi që të përtypet kaq lehtë, por ne duhet ti përmbahemi një strategjie, se si trajtohen mbetjet e më pas të kemi veprime të qarta. është luftë e të gjithëve ne, që të sigurojmë një mjedis sa më të pastër. Mazhoranca tregoi tolerancë, ky komision ishte ngritur për të vepruar që prej tetorit të vitit të kaluar, opozita pati kohën e plotë në dispozicion për të analizuar sjellen e qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu