Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço nga studio e Top Story-t, foli për zgjedhjen e kreut të Byrosë Kombëtare Hetimore.
Ai tha se mes SPAK dhe BKH-së ka një përplasje dhe problem drejtimi, ndërsa theksoi se kanë dashur të largonin nga detyra drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj.
“Kandidatët kanë kaluar fazën e parë që janë përzgjedhur në kriteret sipas ligjit. Do duhen ti nënshtrohen testimeve fizike, më pas ai psikologjik dhe ai pasuror. Kanë qenë formale deri më sot, kemi të dhëna që për disa nuk janë marrë parasysh testimet fizike. Çfarë ka ndodhur? Kemi problem të madh me BKH. Ka qenë një ide amerikane që të vendosnin një institucion homolog si FBI në Shqipëri.
Nuk është Byro Kombëtare e Hetimit, por Byro Shtetërore e Hetimit. Ça janë këta? OPGJ? Çfarë kompetence shtesë kanë që u themi hetues. Këto elemente kane qenë përplasje të drejtuesve të BKH-së dhe SPAK.
Ka një problem drejtimi, bashkëjetese. Tre herë kanë dashur ta largojnë nga detyra zonjën Hajnaj. Pse nuk e kanë dashur? Sherret, përplasjet e brendshme nuk kanë konceptuale dhe parimorë, janë konkrete. Kush je? Je një prokuror sot. Pse do të lësh bisht nga pas. Dua që drejtuesi i BKH të jetë një njeri i spikatur dhe ta njohë publiku. Kush janë këta? Njerëz të panjohur. Shumicën nuk i njoh, duhet të jenë të spikatur. Tani i marr vesh kush janë dhe çfarë rolesh kanë”, u shpreh ai.