Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në “Facebook” lidhur me zaptimin e hapësirave publike.
Ajo që nisi si një “aksion” në Tiranë e Vlorë është shtrirë edhe në Theth tashmë.
Herë pas herë kryeministri Rama ka postuar mesazhe në rrjete sociale duke bërë thirrje që të hiqet dorë nga zaptimi i hapësirave publike.
“Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama.