Kaçaj: “Kryeministri ka inspiruar autorët e tentativës për atentat ndaj meje”

0

TIRANË- Ish-kreu i komunës Shëngjin, Salvador Kaçaj ka dyshime se tentativa për atentat ndaj tij më 14 Maj është organizuar nga kundërshtarët e tij politikë. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kaçaj, pretendon se autorët me maska që e kanë kërcënuar me armë ditën e zgjedhjeve, janë frymëzuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama. Po ashtu ai ka theksuar se për 3 javë me radhë, Rama e ka sulmuar gjatë fushatës elektorale në Lezhë.

Pjesë nga intervista:

Klodiana Lala: PD ka denoncuar çdo incident gjatë zgjedhjeve. Si ka mundësi që ju keni heshtur dhe nuk dolët në një deklarim për të denoncuar këtë atentat të pretenduar ndaj jush dhe a keni denoncuar emra konkretë në prokurori?

Salvador Kaçaj: Kam dhënë konferencë për shtyp në darkë në 14 Maj dhe e kam denoncuar. Djali ka bërë denoncimin dhe në ambasadën amerikane se është shtetas amerikan. Ata ishin me maska, nuk kam si të jap emra.

Blendi Fevziu: Po a ke indicie të tuat? Nuk ka rëndësi emri.

Salvador Kaçaj: Ka qenë dita e zgjedhjeve. Këta njerëz i ka organizuar kryetari i partisë, kryetari i bashkisë, kandidati, këta janë organizatorët e këtij krimi.

Blendi Fevziu: Po pse duhet të ju kërcënonin?

Salvador Kaçaj: Nuk e di a jeni të informuar, 3 javë rresht, kryeministri është marrë vetëm me mua në të gjithë qarkun e Lezhës, në Laç, Milot e në çdo vend ku ka shkuar është marrë vetëm me emrin tim është marrë vetëm me mua, kryeministri i Shqipërisë. Përveç se organizon dhe i përgënjeshtron, pastaj kur kryeministri del një ditë mbrapa dhe flet në atë mënyrë, cila polici do të ketë kurajo për ta hetuar? 3 javë fushatë, kryeministri është marrë vetëm me mua, vetëm me emrin tim, më ka sharë, kërcënuar dhe intimiduar.

Klodiana Lala: Pra, po akuzoni vetëm kryeministrin?

Salvador Kaçaj: Natyrisht, ai është inspiruesi. Ai i ka inspiruar dhe ju ka dhënë zemër për të bërë atë veprim sepse për ta bërë atë veprim duhet goxha guxim dhe mbështetje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu