Kallëzohet penalisht shefi i komisariatit të Rinasit

0

Shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas është kallëzuar penalisht nga avokatët mbrojtës të shtetasit turk Ahmet Emre Olur, i cili u deportua drejt Turqisë vetëm pak orë pas ndalimit në aeroportin e Rinasit.

Avokatët mbrojtës kanë kallëzuar për “shpërdorim detyre” Përparim Demën, duke pretenduar se ai u informua që klientit të tyre i rrezikohej jeta nëse deportohej drejt Turqisë. Ata pretendojnë se shefi i komisariatit të Rinasit as nuk e lejoi Olur që të takohej me avokatët.

Emre Olur është i njohur si këshilltari për shtyp i mafiozit turk Sedat Peker, dhe akuzohet nga autoritetet turke si pjesë e rrjetit të madh kriminal që ka ngritur Peker.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu