Kaloi të miturën drejt Greqisë, arrestohet 40-vjeçari nga Kruja

0

Një 40-vjeçar me inicialet Sh.L., është vënë në pranga pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 40-vjeçari, banues në Thumanë të Krujës është kapur në kufi teksa kalonte një 17-vjeçare nga Durrësi. Ka qenë vetë e mitura që ka deklaruar para oficerëve në kufi se është ndihmuar nga 40-vjeçari për të shkuar në Greqi.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi Sh. L, banues në Thumanë të Krujës është kthyer deportiv nga shteti grek, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Ky shtetas është kthyer së bashku me një 17-vjeçare, banuese në Durrës, e cila ka deklaruar se më datë 22 prill 2022, është ndihmuar nga 40-vjeçari Sh. L., për të kaluar në drejtim të Greqisë, ilegalisht nëpërmjet kufirit të gjelbër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu