Kalonte emigrantët me gomone drejt Britanisë, dënohet me 10 vite burg në mungesë

0

BRITANI E MADHE- Policia britanike dhe belge po ndjek një trafikant të qenieve njerëzore, i cili dyshohet se drejtonte një grup të krimit të organizuar që kishte kontrabanduar më shumë se njëqind emigrantë në Britani. Barzan Kamal Majeed, i cili njihet edhe me nofkën ‘Akrepi’, është në arrati, shkruan Mirror.

Ai u dënua në mungesë muajin e kaluar me 10 vite burg, nën akuzën e kontrabandës së qenieve njerëzore. Majeed, me origjinë nga Nottingham, u gjobit gjithashtu me shumën 968,000 Euro ose thënë ndryshe 849,000 paund.

36-vjeçari është kreu i një grupi të krimit të organizuar që tentoi të kontrabandonte emigrantët në Britaninë e Madhe me varka të vogla dhe kamionë. Hetuesit nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po punojnë me oficerët në Belgjikë për të gjurmuar Majeed dhe kanë lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu