“Kam komunikuar me mjekun”/ Ministri Balla reagon për dhunimin e avokatit të Berishës

0

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balla ka sulmuar ashpër reagimet e “Rithemelimit”, që e cilësuan këtë ngjarje si një sulm të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Ndër të tjera, Balla shprehet se ngjarja po keqpërdoret nga grupimi i Berishës, me qëllim për të nxjerrë si viktimë këtë të fundit.

Reagimi i plotë i ministrit Taulant Balla:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falënderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu