Serbia nuk i ndahet ngjarjeve të tmerrshme. Në fshatin Međuluzhje në Serbi, dje rreth orës 13.00 ka ndodhur një tragjedi e tmerrshme familjare. Mësohet se Aleksandar L. 14 vjeç ka vrarë me pushkë gjuetie vëllain e tij Nikola L. 12 vjeçar.
Novosti raporton se djemtë ndodheshin në shtëpi me gjyshen e tyre, ndërsa prindërit e tyre ishin në punë. Ata po luanin në oborr dhe më pas u grindën se cili nga të dy do të hynte i pari në pishinë për të notuar.
Më pas vëllai i madh ka hyrë në shtëpi dhe ka marrë një pushkë gjuetie. Ai vrapoi jashtë, i drejtoi pushkën vëllait të tij dhe e qëlloi në kokë. Duke parë se çfarë ndodhi, gjyshja e djalit vrapoi në oborr, dhe filloi të thërrasë fqinjët duke bërtitur: “Thirrni ambulancën dhe policinë, shpejt”.
Ndërkohë, babai i djalit u njoftua për tragjedinë dhe ai pothuajse erdhi me vrap në shtëpi. Gjatë asaj kohe, djali i madh filloi të ikë nga oborri duke bërtitur: ” “Kam vrarë vëllain, kam vrarë vëllain, çfarë do të bëj tani?”
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje në shtëpinë e djalit. Për fat të keq, për Nikolën nuk pati shpëtim dhe Aleksandri u dërgua në paraburgim.