Kamioni bllokon rrugën, trafik i rënduar në Llogora pas mbylljes së tunelit

0

Një kamion ka bllokuar rrugën në zonën te Sorkadhja në Llogora dhe për pasojë automjetet kanë më shumë se 20 minuta që qëndrojnë në radhë.

Aktualisht, pritet policia për hapjen e këtij aksi rrugor.

Trafiku i rënduar në aksin rrugor të Llogorasë vjen pas mbylljes së tunelit, për shkak se aty do të vijojnë punimet.