Kampionati Ballkanik i Kacavarjes, garojnë 108 sportistë nga Ballkani, përfshirë Shqipërinë

0
Screenshot

U mbajt për të dytin vit me radhë Kampionati Ballkanik dhe Kupa e Shqipërisë në sportin e kacavarjes.Aktiviteti i cili u mundësua nga Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor u mbajt në murin Alpin në Eco Park Durrës. Në këtë aktivitet morën pjesë 108 sportistë nga Shqipëria , Mali i zi , Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Një sport i ri ku kuqezinjtë performuan me cilësi në kategoritë U-14 për djem dhe të rritur.

Sporti i kacavarjes është një sport , cili kërkon teknik dhe shpejtësi.Të lumtur u shprehën për organizimin pjesëmarrësit, të cilit përpos garës patën mundësi të shkëmbenin eksperienca mes tyre.

“ Jam pjesë e Federatës së Malit të Zi.Mendoj se është një organizim i mrekullueshëm .Jam e lumtur që jam pjesë e këtij eventi mbarëkombëtar.Kemi patur mbështetjen e duhur.Nuk njoh shumë njerëz këtu, shoh që janë shumë,por jam optimiste për rezultatin”.

Jam nga Maqedonia e Veriut.Ndodhem këtu për herë të parë.Është një organizim i shkëlqyr, shihet nga njerëzit dhe kundërshtarët nga vendet e ndryshme të cilët janë sjellë shumë mirë me ne.Është e kuptueshme të gjithë duan të fitojnë, po duket këndshëm”.

Sportistët garuan në kategoritë U-14,U 16 dhe për të rritur,teksa Shqipëria shkëlqeu të U-14 për djem ku vendin e parë e zuri Daren Karameto,ndërsa kategorinë e të rriturve e fitoi Naiel Hoxha i grupit Rock Tirana.Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu