“Kanabisin e kam mbjellë unë”, nipi në Sarandë nxjerr dajën nga burgu: Ai s’kishte dijeni

0

Nipi nxjerr nga burgu xhaxhain e tij i cili ndodhet në qeli nga 9 gushti për shkak se akuzohej për veprën penale kultivim i kanabis Sativës.

I riu ka pranuar se e ka bërë ai kultivimin e 54 rrënjëve “cannabis sativa” në Qafen e Soronesë, Bashkia Konispol.
Nipi, i cili është vënë në pranga në të njëjtën ditë me dajen ka deklaruar se Abazi është i pafajshëm sepse drogën e kishte mbjellë ai vetë.

Bimët narkotike u gjetën nga policia shumë pranë stanit të 60-vjeçarit. Muçaj, rrëfeu se shfrytëzonte momentin kur daja i tij largohej me bagëti në kullotë dhe pastaj shkonte për t’u shërbyer bimëve narkotike.

“Për sa i përket bimëve narkotike të gjetura në vendin e ngjarjes, ato bimë i kam kultivuar unë dhe nuk ka dijeni asnjë person tjetër. Duke qenë se nuk ishim në tokën e dajos tim, e kam mohuar deri në këtë fazë fajësinë për veten time me idenë se do t’i shmangesha përgjegjësisë penale. Por sot deklaroj se këto bimë më përkasin mua dhe asnjë shtetasi tjetër. Bimët narkotike ishin mbjellur në tokë “shtet”. Dajoja im nuk ka dijeni e lidhje me këtë ngjarje”

Pas kësaj dëshmie, gjyqtari Fatmir Ndreu vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje dy herë në muaj” dhe garanci pasurore 500 mijë lekë të reja ndaj 60-vjeçarit që të mos largohet deri në përfundim të gjykimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu