Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka takim me Ilir Metën!

0

Partitë opozitare nisin lëvizjet në funksion të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Këtë të mart,ë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pasi mes aleatëve opozitarë, do duhet te percaktohet modalitetet sesi do të përbëhen listat zgjedhore.

Më konkretisht diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partise Demokratike.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu