Kanddati i PD për kryetar bashkie në kamëz, Arjan Hoxha, ka shprehur ngushëllimet lidhur me tërmetin e fuqishëm që tronditi sot Turqinë e shkaktoi qindra të vdekur e mijëra të plagosur.
‘Me dhimbje mora vesh sot në mëngjes lajmin e tërmetit të fuqishëm në Turqi dhe Siri , i cili shkaktoi të paktën 700 të vdekur, mijëra të plagosur, dhe dëme të jashtëzakonshme materiale.
Ne shqiptarët 🇦🇱 i kemi ende të freskëta në mendje kujtimet e pasojave të tërmetit të nëntorit 2019.
E dimë se shteti nuk ka në dorë tërmetin, por mund të shpëtojë jetë nën rrënoja nëse vepron shpejt dhe ka mjetet e duhura.
Ngushëllime të sinqerta për çdo jetë të humbur dhe uroj shërim të shpejtë për të plagosurit’!
Kujtojmë se nga bashkia Kamëz ka mjaft shqiptarë që punojnë në Turqi. Infoweb Media