Kandidati i PS Gledian Llatja takim në lagjen ’11 Nëntori’: Pas mbylljes së problemeve me infrastrukturën, kalojmë në sistemimin e fasadave të pallateve!

0

Edhe lagja “11 Nëntori” i ka mbyllur problematikat në infrastrukturën rrugore dhe tashmë do të kalojmë në sistemimin e fasadave të pallateve, tha Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja në një takim me banorë të lagjes “11 Nëntori”.
Llatja premtoi se në modelin e kësaj lagjeje do të vijohet edhe në lagjet e tjera, sidomos ato informale, por duke mbajtur gjithnjë në fokus kryesor edhe zhvillimin ekonomik të qytetit.

“Ky shesh pallatesh nuk ishte kështu kur ishim para 4 vjetësh, këtu kemi qenë para 4 vjetësh e sot jemi po këtu, por me ndryshime të mëdha. Tek sheshi tjetër më në brendësi kanë qenë të tjera probleme.

Ne kemi bërë një premtim para 4 vitesh që do përmirësojmë dhe do punojmë të përmirësojmë cilësinë e jetesës e çdo qytetari të Elbasanit dhe kujdo tjetër, në qytet apo në fshat, në lagjet qendrore apo në lagjet periferike të Elbasanit. Kemi 4 vite që punojmë për këtë.

Nuk e mendonim dot as para 2 vitesh që do bënim “Theofan Popën” në “Haxhias”, nuk e mendoja dot që do e zhvilloja të gjithë infrastrukturën dhe që në “11 Nëntorin” të na ngelnin diçka e vogël, siç na kanë ngelur rrugicat mbrapa që na kanë ngelur gjëra të vogla që do zgjidhen brenda këtij mandati dhe një pjesë tjetër do ta zgjidhim në mandatin e ri dhe do përfundojmë të gjithë pjesën tonë të një lagjeje që konsiderohet si një pjesë me shtëpi të ndërtuara rishtrazi pas viteve ’90. Ne po ndërhyjmë në çdo cep të Elbasanit. Nuk kemi ardhur sot në “11 Nëntor” që kërkojmë mbështetje për 4 vitet e tjera por kemi 4 vjet këtu që punojmë bashkë, kemi 4 vjet që bashkëqeverisim, që qeverisim me qytetarët” theksoi Llatja.

Kryetari i Bashkisë Z. Llatja shtoi se asgjë nuk do tëkishte qenë e mundur nëse Elbasani nuk do të kishte pasur mbështetjen dhe vëmendjen e kryeministrit Rama.

“Premtimi që kryeministri ka bërë në 2021, tri gjëra kishim kryesore në Elbasan, i pari ishte bypassi i Elbasanit që ka filluar projektimi i detajuar, i dyti është korridori VIII që ka filluar puna me zgjerimin dhe i treti ishte Automoto Parku dhe shëtitorja buzë lumit Shkumbin që janë investime të mëdhaja qeveritare dhe të katërta këto kanë filluar. Të gjitha këto projekte kanë filluar sot, ne po ecim me punët. Po bëhemi gati këtë mandat të restaurojmë gati 27 shkolla, pjesërisht dhe tërësisht, të rindërtojmë shkollën e Treganit, të rikontrukturojmë tërësisht shkollën “Naim Frashëri”, të bëjmë një sërë shkollash të tjera në Elbasan por jo vetëm infrastrukturën shkollore por edhe infrastruktura e kopshteve do të rinovohet totalisht.

Nuk duam të kthehemi mbrapa, nuk duam të kthehemi tek ata të tjerët të cilët nga ’91 e deri më sot kanë po të njëjtën muzikë, kanë po të njëjtën filozofi, shkatërro dhe shih interesin personal. Ne do të vazhdojmë punët e mira për Elbasanin dhe për këtë na duhet mbështetja juaj” vuri në dukje Llatja.

Teksa theksoi rëndësinë e zgjedhjeve vendore, ku qyteti vendos për mirëmenaxhimin dhe të ardhmen e tij, Ministrja e Arsimit Evis Kushi shprehu bindjen se Elbasani do tëdijë të vendosë në drejtimin e duhur, për të ecur përpara me zhvillim edhe 4 vitet e ardhshme me Gledian Llaten.

“Zgjedhjet e 14 majit, vërtet janë zgjedhje vendore, por janë shumë të rëndësishme, janë shumë më tepër se kaq. Nuk janë zgjedhje thjesht mes dy individëve, por janë zgjedhje mes dy drejtimeve, të ecim përpara apo të kthehemi mbrapa, dhe vota për Gledin dhe PS është vota për të ecur përpara dhe Gledi.


Gledi ka edhe një ekip të mirë e të përkushtuar në bashkinë e Elbasanit që punojnë për zhvillimin e qytetit, po ashtu Gledi ka mbështetjen e deputetëve, Gledi ka mbështetjen tuaj sigurisht e mbi të gjitha ka mbështetjen e PS dhe të Edi Ramës, kryeministrit.

Ndërkohë që çdo votë tjetër është kthim pas dhe Elbasani në mes të këtyre drejtimeve ka ditur gjithmonë të zgjedhë. Elbasani gjithmonë ka zgjedhur drejtimin e duhur, ka bërë zgjedhjen e drejtë dhe kështu do të bëjë edhe këtë herë më 14 maj. Nuk kam dyshime, jam e sigurtë që ju do të mbështesni Gledin dhe më 14 maj për Gledin dhe PS” përfundoi Kushi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu