Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentakit i ka mbijetuar të shtënat brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës. BBC shkruan se Policia tani ka kapur individin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville.
Ende nuk dihet asnjë motiv në lidhje me ngjarjen. Sipas policisë, të shtënat iu drejtuan Greenberg, por askush nuk u lëndua fatmirësisht.
“Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot,” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.
As policia dhe as zyra e kandidatit nuk i janë përgjigjur kërkesave për koment. Greenberg më vonë postoi në Tëitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai do të jepte një prononcim në kohën e duhur.