Kandidati për president në Francë sfidon BE-në: Anglishtja të hiqet si gjuhë zyrtare

0

Kandidati për president i së djathtës franceze, Eric Zemmour në një propozim të fundit ka shprehur që gjuha zyrtare e Bashkimit Europian nuk duhet të jetë më anglishtja. Mediat e huaja raportojnë se sipas tij tashmë që Britania e Madhe është jashtë Europës, dhe gjuha angleze duhet të jetë më gjuha zyrtare.

“Nëse bëhem president do të kërkoj që takimet evropiane të pushojnë së qeni sistematikisht në anglisht. Ka gjuhë të tjera në Evropë. Ka frëngjisht, ka gjermanisht, ka gjuhë të shkëlqyera në Evropë dhe ne nuk kemi nevojë të flasim anglisht tani që anglezët janë zhdukur.”-tha ai.

Zemmour këmbënguli se pozicioni i tij nuk ishte diktuar nga anglishtja e tij, gjë që lë diçka për të dëshiruar. Kandidati propozoi gjithashtu eliminimin e mësimit të anglishtes nga shkollat ​​fillore për t’i bërë studentët të përqendrohen mbi fërngjishten.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu