Kandidatja e LSI-së sulmon hapur kreun e Partisë Demokratike: “Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës”

0

Rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit ka sjellë shumë pikëpyetje mbi arsyet dhe fajin se ku gaboi opozita në mosrrëzimin e Ramës pas 8-viteve konsumimi në pushtet.

Kandidatja e LSI-së për Tiranën Briseda Shehaj, përmes një seksioni pyetje-përgjigje në Instagram, pranoi disa nga gabimet e opozitës, por në të njëjtën kohë sulmoi drejtëpërdrejtë kryedemokratin Basha.

Teksa pranon gabimin e djegies së mandateve, Shehaj shprehet se Basha kishte skenarët e tij dhe jo të opozitës.

“Jam shumë dakort me ty. Unë kam gabuar e para sepse kam qenë pro atij vendimi, por harruam që Basha ka skenaret e veta jo të opozitës”, shkruan ajo në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu