Ditën e diel të 6 marsit, shkodranët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesin e ri të Bashkive. Janë rreth 170 mijë qytetarë, të cilët kanë të drejtën e votës, ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën edhe përgatitjet e fundit përpara këtij procesi.
Kandidatja e mazhorancës për Bashkinë e Shkodrës Majlinada Angoni, ka dhënë një intervistë ekskluzive për InfowebTv me gazetaren Emi Kalaja, arsyet që e shtyjnë atë të kandidojë, dhe pritshmëritë për këtë proces. Angoni garon për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit përballë Bardh Spahisë nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ dhe Xhemal Bushatit nga PD.
E pyetur nga gazetarja Emi Kalaja sa sa pranë qytetarëve nëse do të qëndrojë pranë qytetarëve të Shkodrës njëjtë si kur ishte Prefekte e qarkut, Majlinda Angoni u shpreh se ky pozicion e ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, për të njohur qytetarët më mirë, për problematikat që ato kanë pasur, hallet e tyre. Dhe ky kandidim me një eksperiencë akoma më të bukur do t’i vlejë çdo qytetari për t’i qëndruar sa më pranë për çdo ankesë në nevojë.
Emi Kalaja: Si ndiheni përballë dy rivaleve politikë kundërshtarë në zgjedhjet e 6 Marsit?
“Majlinda Angoni: Të them të drejtën nuk e kam ditur që do përballesha me dy rivale politike në këto zgjedhje, por unë jam nisur me mendimin për t’i shërbyer vendit tim, komunitetetit, po ashtu unë kam pasur një përvojë të mëparshme si Zëdhënëse, aktiviste dhe si Prefekte dhe kjo gjë besoj do më ndihmojë dhe favorizojë akoma më shumë në detyrën që kam marrë përsipër.”
“Bashkpunimi im me kolegët e tjerë do jetë maksimal për t’i dhënë një frymë sa më përshtatshme mjedisit ku na rethon dhe për të bërë më të mirën.”





