Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me arrestimet e kryera nga SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se Beqja me mikun e tij, biznesmen Ilir Rrapaj udhëtuan mbi dhimbjen dhe kufomat, pasi kur ishte kërkesa e madhe për operacione, nuk kryheshin, pasi pajisjet për sterilizimin nuk funksiononin.
“I dhuron sete, edhe të lara në flori, në setet e kirurgjisë petriatrike. Ata e bënë pronarë dhe sot iu thotë shqiptarëve; më paguani 5 fishin e kostos për një operacion. Po si? Për një set veglash që nevojiteshin për të kryer këtë operacion, çmimet shkonin në stratosferë. Ka dhe një anë dramatike në këtë vjedhje. Beqaj me Ilirin udhëtuan mbi dhimbjen dhe kufomat. Qindra dhe mijëra nuk u operuan dot, pasi spitalet nuk kishin fonde për të paguar setet kirurgjikale. Pra këtu janë arrestuar disa, persona. Rama, kryeministër sharlatan, që për t’i dalë zot sipërmarrjes Beqaj-Rrjepaj, kalon te nga studio në studio dhe mbronte koncesionin, gërshërë me një krah dhe pinca me një krah.
A nuk kaloi Edi Rama nëpër spitale, xhiro duke mbrojtur këtë vjedhje monstruoze, pasi e shihte që kjo që po ndodh po vinte erë gjithnjë e më shumë. Kjo organizatë kriminale në pushtet ka kryer vjedhjet më të paimagjinueshme ndaj taksave dhe pronave tuaja. Cilido që pret se do ketë një hetim, se drejtësia do bëhet jashtë regjisë, mashtron veten. Kemi të bëjmë me një drejtësi totalisht me regji, ndaj dhe ne duhet të ngrihemi. Prej dy vitesh, autorët qëndrojnë të pacenuar dhe hedhin kocka apo koka turku në mënyrë që t’ju mashtrojnë. Asnjë popull kurrë nuk do të toleronte afera të tilla, megaferë. Është në dorën tonë të rivendosim ligjin, shtetin ligjor duke larguar këtë organizatë kriminale.”, tha Berisha.