Kanos me thikë një person, arrestohet 36-vjeçari në Elbasan. Në pranga edhe një tjetër

0

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 shtetas gjatë 24 orëve të fundit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë shtetasin F. K., 38 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. H., 56 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale  “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, në fshatin Bradashesh, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin E. C., 43 vjeç banues në Tiranë. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 56-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu