Kanosën dhe qëlluan me armë bariun për t’i marrë paratë, burg për 33-vjeçarin, në kërkim bashkëpunëtori

0

Gjykata e shkallës së parë në Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin Endri Beqiraj. 33-vjeçari u arrestua më 14 mars, në fshatin Ramicë të bashkisë së Selenicës, ndërsa shtetasi Julo Rrokaj është shpallur në kërkim.

Sipas policisë së Vlorës, ata kanë goditur me armë kundrejt një bariut Gëzim Lekëj për t’i marrë këtij të fundit paratë.

Policia, pas telefonatës së këtij shtetasi ka ndërhyrë në kohë duke parandaluar një ngjarje kriminale, teksa në komunikatën e saj për media tregon se këta dy shtetas kanë patur për qëllim vrasjen e Gëzim Lekës.

Seanca gjyqësore drejtohej nga gjyqtarja Emirjana Dimo e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë për “Arrest me burg”. E njëjta masë është dhënë në mungesë edhe për Julo Rrokak të përfshirë në këtë ngjarje, i cili vazhdon ende të jetë në kërkim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu