Kanosën me armë fqinjin/ Arrestohen tre persona në Kukës

0

KUKËS- Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në Kukës. Sipas policisë, tre persona kanë kanosur me armë dhe kanë goditur me grushte një 53-vjeçar.

Ata i kanë shkuar në shtëpi të lënduarit, i cili ishte fqinj i tyre dhe më pas e kanë goditur me grushte. Sakaq, është sekuestruar një armë gjysmë-automatike, 1 automjet dhe 3 telefona celularë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu